Sara feston ditëlindjen dhe Ledri i bëri një super surprizë

Sara Hoxha feston sot ditëlindjen e në këtë ditë të rëndësishme, Ledri e ka surprizuar me një festë. Reperi ka mbledhur miqtë e tyre të ngushtë, mes tyre edhe artistë të njohur, për të festuar ditëlindjen e Sarës. Ka qenë vetë Ledri që postoi disa foto nga festa mbrëmjen e sotme ku shihet se ka pasur një super atmosferë me Ylli Limanin e Dhurata Dorën që kanë kënduar për Sarën.

 

“Gëzuar ditëlindjen dashuri”, shkroi Ledri duke postuar dhe dy foto nga festa ku shihet se i ka dhuruar Sarës një buqetë të madhe me lule.

   

Share With:
Translate »
111 Views