Sara Gjordeni pret 30-vjetorin në pritje të ëmbël, ky është urimi emocionues i Bardhit
Moderatorja dhe ish-banorja e Big Brother VIP Albania, Sara Gjordeni, feston sot ditëlindjen dhe mbush 30 vjeç.
Në këtë ditë të veçantë, ajo është rrethuar nga njerëzit e saj më të dashur, ndërsa urimet nuk kanë munguar.
Partneri i saj, këngëtari Bardhi, ka zgjedhur ta urojë Sarën përmes një postimi të përbashkët, ku shfaqen së bashku. Krahas fotografisë, ai ka ndarë edhe një dedikim shumë të ëmbël për të.
“Unë gjithmonë du me t’pa veç tu qeshë e tu pasë suksese në jetë, qashtu qysh e meriton ti. Të du përjetësisht, edhe n’botën tjetër! Happy birthday, jet!”
Edhe Sara ka ndarë me ndjekësit disa momente nga festa e saj, e cila është organizuar në oborrin e shtëpisë së tyre.
Në një video të publikuar në Instagram, shihen Bardhi dhe vajza e tyre, Nina, duke i kënduar këngën e ditëlindjes, ndërsa Sara fik qirinjtë e tortës.
Krahas videos, ajo ka bërë edhe një dedikim emocional për familjen e saj, duke shkruar:
“E nëse jetën, me të mirat e të këqijat, gabimet, fatkeqësitë, zhgënjimet, ëndrrat, synimet e disfatat, më kishin urdhëruar ta ribëja sërish, do ecja përmes saj e lumtur, sepse do e dija që në fund më prisni JU! #30”
Ndërkohë, në një tjetër Instagram Story, Sara ka reflektuar për këtë ditëlindje dhe për fundin e të 20-ave, duke ndarë emocionet që po përjeton në këtë periudhë.
“U bë një javë e pak që më mbushen sytë me lot dhe më mblidhet një lëmsh në fyt kur mendoj se të njëzetat mbaruan. Qenka fazë shumë nostalgjike, ose të paktën kështu po e përjetoj unë me hormonet e bebushes hahah.
E besoni dot që shumica prej jush më njohët sapo kisha bërë 27 dhe nesër jam 30? Më keni shoqëruar në kaq shumë momente domethënëse për mua. Jam mirënjohëse që jeni këtu ende, më mbështesni, më doni kështu siç jam!
Për ata që janë në të njëjtën periudhë si unë, për diçka ju garantoj: se çdo kapitull ka synimet, ëndrrat dhe arsyet e tij për t’u jetuar dhe shijuar!”
Kështu, Sara e ka pritur 30-vjetorin mes dashurisë së familjes, urimeve dhe momenteve të bukura, duke nisur një kapitull të ri të jetës pranë njerëzve më të rëndësishëm për të. /Prive By Liberta Spahiu
