Sara Hoxha shkruan këto fjalë për të atin në ditën e tij të lindjes: Do doja të ishim…

Themeluesi i ekranit të ‘Top Channel’, Dritan Hoxha do të festonte sot ditëlindjen e tij të 52-të. Në këtë ditë të vçantë për të gjithë njerëzit që ndoqën ëndrën e tij, nuk kanë munguar postimet e ndryshme në rrjetet sociale duke e kujtuar me mirënjohje dhe respekt.

Midis shumë postimeve nuk ka munguar dhe ai nga vajza e tij, Sara Hoxha.

“Gëzuar ditëlindjen ba. Do doja të ishim duke thyer rregulla bashkë”, ka shkruar Sara në një foto të të atit në llogarinë e saj.

Edhe personazhe të tjerë të njohur kanë zgjedhur ta kujtojnë si në çdo ditëlindje tjetër themeluesin e ‘Top Channel’, i cili solli një vizon të ri për të gjithë shqiptarët edhe falë platformës dixhitale, ‘Digitalb’ që bëri të mundur që kudo në botë të vazhdonte të flitej gjuha shqip.

Share With:
Translate »
491 Views