Sara “korrigjon” gabimin e Ledionit, ky është dekori festiv në shtëpinë e tyre
Ledioni ia ka injektuar edhe Sarës dëshirën dhe dashurinë e shtëpisë me drita feste jo atëherë kur i bëjnë të gjithë, por shumë më herët. Një natë më parë, moderatori i Top Channel zbuloi këndin e tij më të dashur në shtëpi – është pikërisht ai i sallonit me pemën e Krishtlindjeve, që këtë vit është më paqësore, e bardhë dhe në harmoni të plotë me ngjyrat e shtëpisë.
Mes detajeve të festës, ai që mungonte në foton e Ledionit ishte London, për të cilin miqtë virtualë nuk ia kursyen pyetjen.
Sot, Sara e ka marrë parasysh “ankesën” e fansave të Ledionit dhe menjëherë ka zgjedhur një kënd më të afërt të pemës, atë ku është edhe London, i cili duket i mahnitur nga dritat dhe të gjithë aksesorët që e zbukurojnë pemën simbolike.
“Gjithçka kam nevojë”, – shkruan Sara në këtë foto, e cila nuk ka nevojë për asnjë koment shtesë. Drita, festë dhe të dashurit e zemrës afër.