Kur babai përballet me pedofilin e vajzës së tij

Një burrë i zemëruar u takua ballë përballë me një pedofil, të cilin e akuzoi se ka përndjekur për të dhunuar vajzën e tij 15 vjeçar nëpërmjet internetit.

Andrew Chaney, 34 vjeç, u “kap” nga dy ekipe të gjuetisë së pedofilëve, të cilët e akuzuan atë për “shantazhim” të fëmijëve nëpërmjet faqeve në internet. Grupi e akuzoi gjithashtu Chaney se kishte “premtuar diçka të veçantë” viktimave të tij.

Megjithatë, ai nuk pranuar të takojë ndonjë fëmijë të vërtetë, por pranon dërgimin e fotove dhe videove të tij duke kryer veprime seksuale duke i tërhequr fëmijët që i thonë se janë nga 10 deri në 14 vjeç.

Një baba i egër u bashkua me grupin vigjilent për t’u përballur me Chaney në shtëpinë e tij në Copnor, Portsmouth, më 28 shtator.

Share With:
Translate »
1079 Views