Sara shpërthen në lot: Prindërit ma lanë porosi mos të lidhesha

Sara teksa bisedonte me Antonelën është shprehur e shqetësuar për imazhin që ajo ka lënë tek familja e saj. Me lot në sy ajo u përpoq të shpjegonte se është shumë në merak nëse ka zhgënjyer apo jo prindërit e saj.

“Prindërit më kishin lënë porosi që të mos krijoja një lidhje këtu dhe jam shumë e shqetësuar se çfarë mendojnë ata”, tha ajo.

Nga ana tjetër Antonela u përpoq ta qetësonte duke e qartësuar se nuk ka bërë asnjë faj, përveçse ka ndjekur zemrën e saj.

“Nuk ke asnjë faj dhe boll u shqetësove, prindërit janë të rritur dhe e kuptojnë që këto gjëra ndodhin. Ty të erdhi edhe motra dhe ta qartësoi që ata janë mirë”, tha ajo.

Share With:
Translate »
186 Views