Schwarzenegger imitohet nga i biri, ngjashmëria është befasuese

Bëmë baba të të ngjajë! Joseph Schwarzenegger publikoi një foto në rrjetet e tij sociale, duke pozuar njësoj si i ati, Arnold Schwarzenegger, në vitin 1976, dhe ngjashmëria është tepër e dukshme, madje befasuese.

Joseph është djali i Mildred Patricia Baena, e cila punonte për familjen Schwarzenegger, me të cilën aktori pati një lidhje të shkurtër.

Për ekzistencën e djalit, Arnold e mësoi vetëm tetë vite pas lindjes së tij, duke marrë përsipër çdo përgjegjësi.

Share With:
Translate »
626 Views