Së shpejti nënë për herë të parë! Bashkëshortja e Shpat Kasapit s’na e kurseu një pozë me barkun e rrumbullakosur

Para pak javësh, Shpat Kasapi zbuloi se ai dhe partnerja e tij, Selvija, janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Çifti e kishin shprehur prej kohësh këtë dëshirë, e cila u bë shumë shpejt realitet.

Ditën e sotme, Selvija na ka ëmbëlsuar të gjithëve me foton ku tregon barkun e rrumbullakosur.  Ajo realizoi një foto të hijes së trupit të saj në mur ku barku dallohet qartësisht.

“Nuk ka pasuri më të madhe sesa përveç zemrës tënde, brenda teje të të rrahë dhe një zemër e vogël. Lus Zotin që çdo femër të përjetojë këtë ndjesi”, shkroi Selvija krahas imazhit.

Ndërkohë gjatë një komunikimi me ndjekësit e saj në Instagram, Selvija ka treguar më herët se si po shkon kjo periudhë për të

Share With:
Translate »
192 Views