Së shpejti nënë? Priyanka Chopra e ka një përgjigje

Çifti i njohur Nick Jonas dhe Priyanka Chopra janë kthyer në një nga më të dashurit për ndjekësit e tyre. Aktorja e njohur me origjinë indiane është shprehur gjatë një interviste për “Vogue” rreth planeve të saj për të ardhmen si në jetën personale ashtu edhe në atë profesionale.

Ajo ka theksuar se është në planet e saj që së shpejti të blejë një shtëpi dhe të ketë një fëmijë. Gjithashtu ajo dëshiron që të realizojë sa më shumë prodhime kinematografike duke theksuar se ka shumë projekte për të zhvilluar.

“Dua që ekzistenca ime të ketë kuptim. Dua që fëmijët e mi të thonë ‘po, kjo ishte mamaja ime’”,-ka thënë aktorja.

Ajo dhe këngëtari Nick Jonas janë lidhur në martesë pak muaj më parë në një dasmë që zgjati një javë dhe janë ende duke shijuar fillesat e kësaj martese.

Share With:
Translate »
384 Views