Së shpejti tre…partnerja e Ernest Muçit ndan lajmin e ëmbël!
Lajme të bukura për Ernest Muçin! Futbollisti i Kombëtares shqiptare dhe e fejuara e tij, Klea Verri do të bëhen prindër për herë të parë.
Lajmi është zbuluar nga Klea, përmes një fotoje të postuar në rrjetet sociale. Ajo ka ndarë një foto me bikini ku duket barku i rrumbullakosur, shoqëruar edhe me ikonën e një gruaje shtatzënë.
Dyshimet kanë nisur që nga një postim i saj i një dite më parë ku veshja ia thekson paksa barkun.
Komentuesit nuk janë kursyer në urime duke shprehur mjaft entuziazëm për kapitullin e ri që pret dyshen.
View this post on Instagram