Selena gati për paqe me Justin, por familja e saj jo: “Nuk do ta falim kurrë”

Pak ditë më parë përfundoi një luftë disa-vjeçare: Selena Gomez dhe Justin Bieber, çifti i shumëpërfolur, u takuan në privatësi dhe vendosën të qëndronin miq. I dashuri i Selenas, The Weeknd, ishte dakord me këtë vendim të sajin. Megjithatë, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për familjen e këngëtares. Një pjesëtar i familjes deklaroi se Justin është një qenie e ulët njerëzore, dhe se duke ndejtur me të, Selena nuk respekton veten e saj. “Nuk do ta falim kurrë Justinin për dhimbjen që i shkaktoi Selenas” – deklaroi i afërmi i saj. Sipas besimit të familjarëve të Selenas, artistja ndoqi terapi anti-depresion pikërisht për shkak të mënyrës se si Justin e trajtoi atë. Ndërkohë, Selena nuk po i dëgjon fjalët e familjes së saj, pasi ka dalë me Justin Bieber të paktën 3 herë gjatë javës së kaluar. Me këto ritme, edhe The Weeknd do t’i bashkohet protestave të familjes!

Share With:
Translate »
881 Views