Selena Gomez: Kam dashur të birësoj një fëmijë
Edhe përpara se të krijonte një romancë me producentin Benny Blanco, Selena Gomez e kishte menduar të krijonte një familje. Ylli i filmit “The Only Murders in the Building” ka zbuluar se kishte planifikuar të adoptonte një fëmijë vetë nëse nuk do të gjente partnerin e duhur deri në moshën 35-vjeçare. Nuk dihet nëse këngëtarja do ta bëjë dëshirën e saj për birësim realitet tani që në jetën e saj është 36-vjeçari.
Ky i fundit në një intervistë la të kuptohet se është në qëllimin e tij krijimi i një familje duke lënë të kuptohet se romanca me këngëtaren nuk është thjesht dhe vetëm një aventurë, por një marrëdhënie serioze.
Deklarata e fundit të Selenës për birësimin dhe mëmësinë e ardhshme vijnë menjëherë pasi ish-i partneri saj Justin Bieber dhe bashkëshortja e tij Hailey njoftuan se janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.