Selena zbulon se nuk mund të lindë fëmijë: “Është diçka që më ka hidhëruar prej kohësh”

Selena Gomez ka folur hapur për jetën e saj dhe pamundësinë për të lindur fëmijë në kopertinën e tetorit, për revistën Vanity Fair. Këngëtarja dhe aktorja 32-vjeçare u shpreh se nuk mundet që të lindë fëmijë, për shkak të problemeve shëndetësore dhe se kjo është diçka që e ka hidhëruar prej kohësh.

“Nuk e kam thënë ndonjëherë këtë, por për fat të keq, nuk mund të lind fëmijë. Kam shumë probleme shëndetësore, të cilat do të rrezikonin jetën time dhe të bebit. Kjo është diçka që më ka hidhëruar prej kohësh”.

Sel ka folur edhe më parë për ndëlikimet që i ka sjellë sëmundja e lupusit, me të cilën u diagnostikua në vitin 2015. Ajo gjithashtu, zbuloi se është diagnostikuar me çrregullim bipolar gjatë një ‘takimi’ live në Instagram me Miley Cyrus.

Selena zbulon se nuk mund të lindë fëmijë:

GETTY

Gjithsesi, Selena tha se sërish, ka mundësi të ketë fëmijë, pasi ekziston birësimi ose surrogacia. “Jam në rregull me këtë. Më duket një bekim që ka njerëz të mrekullueshëm që janë të gatshëm të bëjnë surrogaci ose birësim, të cilat janë të dyja mundësi të mëdha për mua”, duke shtuar se ajo ka shumë dëshirë të bëhet nënë.

“Jam e emocionuar se si do të jetë si rrugëtim. Në fund, nuk më intereson, pasi do të jetë fëmija im”, u shpreh Sel.

 

Kjo nuk është hera e parë që aktorja dhe këngëtarja diskuton për dëshirën e saj për t’u bërë nënë. Në nëntor të vitit 2022, ajo u shfaq duke qarë në makinë dhe duke thënë se 2 nga ilaçet me të cilat kurohej për çrregullimin bipolar mund të shkaktonin infertilitet.

“Kjo është diçka shumë e madhe dhe e pranishme në jetën time”, tha Gomez asokohe, duke theksuar se shpresonte që përmes mënyrave të tjera, të bëhej nënë në vitet e ardhshme.

Selena zbulon se nuk mund të lindë fëmijë:

AP

Sel foli gjithashtu edhe për dashurinë e saj me Benny Blanco-n dhe lidhjen e tyre, të cilën e konfirmoi në dhjetor të vitit 2023. “Nuk më kanë dashur kurrë në këtë mënyrë. Ai ka qenë thjesht një dritë në jetën time. Ai është shoku im më i mirë dhe më pëlqen t’i tregoj gjithçka”.

Share With:
Translate »
50 Views