Senatorja kalon mocionin në Parlament teksa ushqen me gji vajzën

Senatorja e Greens Larissa Waters tregon se mund të bëjë njëkohësisht edhe rolin e nënës dhe të politikanes.

Teksa kalonte një mocion mbi sëmundjen e Mushkërisë së Zezë në Parlamentin Federal Australian, Waters mbante në dorë dhe ushqente vajzën e saj 14-javëshe, Alia Joy.

Senatorja e Greens-it u kthye në titullin kryesor të gazetave në maj si gruaja e parë që ushqeu me gji fëmijën e saj brenda Parlamentit Federal.

Vitin e kaluar, Australia hodhi poshtë ligjin që i ndalonte nënave politikane ushqyerjen me gji të fëmijëve brenda dhomës ku qeveria australiane merr vendimet.

 

Share With:
Translate »
1122 Views