Serena tregon momentet e vështira: Gati vdiqa duke lindur vajzën

Ish-numri një i botës në tenisin e femrave, Serena Williams, ka thënë se gati sa nuk kishte vdekur duke e lindur të bijën Alexis Olympia Ohanian Jr në shtatorin e kaluar.

Amerikania, 36-vjeçare, iu kthye tenisit në fillim të shkurtit kur u bashkua me motrën e vet në ekipin e Shteteve të Bashkuara për turneun Fed Cup.

Por, 23 herë fituesja e turneve grand slam ka zbuluar se procesi i lindjes i kishte shkaktuar një mal problemesh shëndetësore.

 “Jam me fat që kam mbijetuar”, ka shkruar ajo në një artikull për CNN.

“Të bijën e linda përmes prerjes cezariane, sepse të rrahurat e zemrës i ishin ulur në mënyrë dramatike. Operacioni kaloi pa probleme, por ajo që pasoi pas vetëm 24 orëve ishin gjashtë javë pasiguri”, ka treguar ajo.

Serena ishte detyruar të qëndronte e shtrirë në shtëpi për gjashtë javë me radhë pas lindjes

Share With:
Translate »
645 Views