Serena Williams bëhet nënë për herë të parë

Tenistja e mirënjohur amerikane, Serena Williams është bërë nënë për herë të parë, raporton People.
Ajo ka sjellë në jetë dje një vajzë, emri i së cilës nuk është konfirmuar ende. Williams është e fejuar me bashkëthemeluesin e Redditit, Alexis Ohanian, me të cilin ishte fejuar në dhjetor. Tenistja amerikane ka marrë shumë urime nga yjet botërorë, përfshirë këtu Beyonce, Rafael Nadal, etj.

 

Share With:
Translate »
701 Views