Sërish nënë, publikohen fotot e ëmbla të Khloe Kardashian me beben e saj

Khloe Kardashian është sërish në qendër të vëmendjes! Ajo është bërë sërish nënë dhe disa foto të ëmbla të saj me beben e saj janë bërë virale në rrjet


Më 13 korrik u publikua lajmi se çifti Khloe-Tristan ishte në pritje të një bebeje, shtatë muaj pas ndarjes së tyre të fundit.

“Khloé është jashtëzakonisht mirënjohëse për gruan surrogate për një bekim kaq të bukur”, tha përfaqësuesi i Kardashian për Page Six në atë kohë. Më vonë në gusht, u konfirmua se djali i tyre kishte ardhur në jetë.

Burime për mediat thanë në atë kohë se Khloe dhe Tristan nuk janë rikthyer bashkë, dhe se flasin vetëm për vajzën e tyre True.

Dyshja u panë në festën e ditëlindjes së Beyonce-s, megjithatë nuk dihet nëse ata mbërritën së bashku. Paparazzi fotografoi Kardashian, duke u përpjekur të fshihte fytyrën e saj me një çantë teksa po dilte nga festa.

Ndërkohë, Thompson, “ishte maskuar” me një palë syze të zeza, duke mos bërë asnjë reagim ndaj paparazzit.

Sa i përket festës së Beyonce, të ftuar ishin disa nga yjet më të njohur.

Nëna e Khloé, Kris Jenner dhe motra e saj Kim Kardashian ishin të pranishme, së bashku me Jay-Z, Drake, Lizzo, Jaden Smith, Bella Hadid, Machine Gun Kelly, Megan Fox, Lily-Rose Depp, Offset dhe Vanessa Bryant.

Share With:
Translate »
23 Views