Sërish shtatzënë? Learta tregon kur do të vijë në jetë fëmija i dytë

Çifti i njohur i Showbizit,  Kushtrim Salihu dhe Learta Jakupi janë tashmë prindër të një djali të quajtur Matin. Gjatë javës kanë qarkulluar lajme se Learta është në pritje të ëmbël dhe se një fëmijë i dytë do të vijë së shpejti.

Së fundmi, Learta përmes lojës ‘Pyetje-përgjigje’, iu ka dhënë mundësi ndjekësve të saj ta pyesin për çfarë të dëshirojnë dhe ajo iu ka kthyer përgjigje. Ndjekësit të vënë në dijeni të lajmeve për shtatzëni, nuk kanë nguruar ta pyesin rreth kësaj çështje.

Një ndër ndjekësit e saj e ka pyetur: ‘A je shtatzënë siç po flitet në rrjete sociale?” dhe Learta i është përgjigjur “Jo nuk jam” duke shuar kështu dyshimet për një shtatzëni të mundshme.  Më pas në pyetje të tjera rreth shtatzënisë, reja e Shyhrete Behlulit, është shprehur se do të mendojë për një fëmijë të dytë pas rritjes së Matinit.

Share With:
Translate »
672 Views