Sa qenka rritur: Vajza e Labinot Tahirit qenka bërë një zonjushë e vërtetë

Këngëtari dhe deputeti, Labinot Tahiri është shumë aktiv në rrjete sociale ku shpesh ndan dhe foto personale me ndjekësit e tij.  Ai gjithmonë ka treguar se familja është shumë e rëndësishme për të.

Së fundmi, Labinoti ka ndarë një foto me vajzën e tij, Zanën, në profilin e tij të Instagramit, ku shihet se ajo është rritur tashmë dhe është bërë një zonjushë e vertetë. Krahas fotos, këngëtari është shprehur se ja vlen një ditë për të qëndruar me familjen, ndonëse ato meritojnë çdo ditë të mundshme. Po ashtu, ka shtuar se familja e tij e përkrah vazhdimisht dhe e kupton që ai është tepër i zënë.

“Vajza ime Zana. Dita e diele, lere që duhet të jetë ditë pushimi pa punuar asnjë nderrmarje, apo dyqan, por duhet të mbetet edhe ditë jo fushate sidomos nē këtë muaj! Njerezit, janë të vetëdijshëm, se po nuk patem kohë për familje, ne vetem deshmojmë pastaj se nuk kemi kohë as për ta( qytetarët)! Ja vlen nje ditë në javë me u shkri me familje, edhe pse meritojnë çdo ditë, por me kuptojnë se si punoj e nuk ndalem edhe për të tjerë!
Prandaj e kam përkrahjen e tyre. Uroj të jeni shendosh e mirë edhe ju me familjet e juaja ku do që jeni!”- ka shkruar ai.

Share With:
Translate »
608 Views