Sërish SKANDAL/ Dalai Lama kapet duke i fërkuar krahun një vajze të mitur
Udhëheqësi shpirtëror tibetian Dalai Lama është vendosur sërish para akuzave të forta për ngacmim seksual, pas skandalit ku ai i kërkoi një fëmije të mitur t’i thithte gjuhën.
Këtë herë është publikuar një video ku ai shfaqet i ulur pranë një vajze të mitur. Ai duket teksa i fërkon me ngulm krahun vajzës, duke e tërhequr më afër trupit të tij.
Po ashtu, kritika ka pasur dhe për një moment, kur ai shfaqet duke prekur këmbët e këngëtares Lady Gaga, gjatë një eventi ku ata ishin të pranishëm së bashku.
Kujtojmë se Dalai Lama u vendos para kritikave për pedofili dhe ngacmim seksual pasi i kërkoi një fëmije të mitur ta puthhte në buzë dhe t’i thithte gjuhën gjatë një eventi publik.