Sfida më e re në rrjet “Bird Box Challenge” po rrezikon jetën e njerëzve

Javët e fundit në të gjitha platformat sociale po shfaqen kudo meme me përmbajte të filmit më të ri në Netflix, “Bird Box”.

Filmi i shumëpërfolur ka në epiqendër Sandra Bullock në rolin e një nëne e cila bashkë me fëmijët e saj niset në një udhëtim të rrezikshëm që do tu shpëtojë jetën.

Gjatë gjithë ngjarjes ata mbajnë sytë e lidhur në mënyrë që të mos kenë asnjë kontakt vizual me disa krijesa mistike që përpiqen tu marrin jetën dhe t’i bëjnë të vetëvriten.

Duket se qindra njerëz në të gjithë botën e kanë marrë këtë film si një sfidë dhe e kanë vënë menjëherë në aksion. Tashmë në rrjetet sociale gjendet një sfidë e re ajo e #BirdBoxChallenge ku njerëzit ecin me sy të mbuluar duke vënë në rrezik jetën e tyre.

Një video e një grupi djemsh ku ecin me sy mbyllur drejt trafikut është bërë menjëherë viralë saqë Netflix u detyrua të nxjerrë një paralajmërim që të mos e provojnë askund këtë gjë.

Online gjenden edhe video të tjera ku fëmijë të vegjël ecin në vende të rrezikshme me sy të fashuar e ku vrapojnë duke goditur murin.

Share With:



322 Views