Sfilata e këtyre vogëlushëve, është gjithçka që duhet të shihni sot

Nëse e keni humbur, po ju sjellim në vëmendje, një nga ngjarjet më të bukura për fëmijë që ndodhi në muajin qershor.
Një sfilatë e dedikur e gjitha atyre, ku protagonistë ishin vetë vogëlushët.
Me fustane dhe kostume mbrëmjesh, fëmijët pushtuan skenën e “E diell” duke sfiluar si profesionistë të vërtetë nën tingujt e këngëve “Pritja e ëmbël” dhe “Dhurata”.
Veshjet ishin të gjitha të stiluara nga këngëtarja Blerina Braka, e cila tashmë është sipërmarrësja e sallonit të parë të bukurisë për fëmijë në Shqipëri, por jo vetëm. Në Baby Star By Blerina përveç shërbimeve të bukurisë për të vegjlit tuaj, gjeni edhe fustane me qera, photoshooting, apo dhe dekore për ditëlindjet e vogëlushëve tuaj.
Ndiqni më poshtë videon e plotë nga sfilata.

Share With:



168 Views