Shakira i kushton një mesazh dashurisë së jetës së saj!

Viti i kaluar ishte vendimtar në jetën e Shakirës pasi lidhja e saj 12-vjeçare me Gerard Pique, babanë e fëmijëve të saj, përfundoi pas një tradhtie, e cila e bëri këngëtaren kolumbiane t’i rikthehej muzikës me këngë që u bënë hite.

 

E megjithëse një sërë thashethemesh për romanca të mundshme janë përhapur, Shakira zbuloi se kush është në të vërtet dashuria e jetës së saj.

Artistja 46-vjeçare i ka kushtuar një mesazh në rrjetet sociale babait të saj, Ëilliam Mebarak, me rastin e ditëlindjes dhe e cilësoi atë si dashurinë e jetës së saj.

“Gëzuar ditëlindjen mikut tim më të mirë dhe dashurisë së jetës sime”, ka shkruar kolumbianja në Instagram krahas fotos bardh e zi të saj pranë Don William.

Shakira e ka bërë gjithmonë publike mirënjohjen dhe dashurinë e saj për familjen e saj, përfshirë babanë e saj, të cilin e konsideron një figurë themelore në jetën e saj.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Shakira (@shakira)

Share With:
Translate »
61 Views