Shakira shfaq format natyrale në plazhin e Cabo San Lucas me dy bijtë, pas ndarjes me Gerard Pique (fotot)

Megjithë ndarjen nga futbollisti Gerard Piqué në maj, Shakira tregonte dje se ishte ende e fokusuar në familjen e saj teksa kishte dalë me dy djemtë nëntë vjeçarin Milan, dhe shtatë vjeçarin Sasha, në plazhin ekskluziv të Cabo San Lucas në Meksikë.

45-vjeçarja kolumbiane megjithse trupvogël shfaqte format e saj latine me një kostum plazhi vjollcë teksa luante me të bijtë.

Shakira (e lindur me emrin Shakira Isabel Mebarak Ripoll) plotësonte look-un e saj me pantallona të shkurtra të zbukuruara me dantella

Këngëtarja e hitit ‘Hips Don’t Lie’ nuk mbante makiazh teksa i binin në sy flokët me onde që i theksoheshin nga drita e perëndimit.

Shakira ishte me një tjetër grua që luante me bijtë e saj, që nuk arriti të identifikohej nga paparacët.

Milan mbante pantallona të shkurtra të bardhë me një motiv të kuq, kurse Sasha mbante një bluzë ngjyrë blu dhe pantallona të shkurtra të gjelbra.

Shakira ka kujdestari të përbashkët të dy fëmijëve me Gerard Piqué, pasi ajo dhe futbollisti 35-vjeçar njoftuan ndarjen me një deklaratë të përbashkët në qershor.

Shakira dhe futbollisti saktësisht 10 vjet më i ri se ajo janë shoqëruar prej vitit 2011, lindën djalin e tyre të parë në 2013, dhe më pas tjetrin në 2015.

E përditshmja spanjolle El Periodico, shkruante asokohe se këngëtarja e kishte përzënë futbollistin nga shtëpoia e tyre pas problemeve të jetës së festave të shthurura me shokët e skuadrës.

Piqué raportohej në media se kishte tradhtuar partneren por asnjë nga palët nuk ka konfirmuar zhurmat.

Shakira tregonte dje se ishte ende e fokusuar në familjen e saj teksa kishte dalë me dy djemtë nëntë vjeçarin Milan, dhe shtatë vjeçarin Sasha

Share With:
Translate »
105 Views