SHBA, prindërit e zonjës së parë, Melania Trump morën kartë të gjelbër

Prindërit e Zonjës së Parë të SHBA-ve Melania Trump, nëna Amalia dhe babai Viktor Knavs, kanë fituar kartën e gjelbër, që u mundëson qëndrim të përhershëm dhe mundësi punësimi në këtë vend, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç shkruan gazeta amerikane “Washington Post”, avokati i familjes Knavs, Michael Wildes, konfirmoi se Amalia dhe Viktor Knavs para do kohe kanë marrë “kartë të gjelbër”.

Ai nuk saktësoi se kur dhe në çfarë mënyre morën “kartën e gjelbër” nga autoritetet amerikane.

“Mund t’ua vërtetoj se prindërit e zonjës Melania kanë marrë leje për qëndrim legal në SHBA. Megjithatë, klientët e mi kërkojnë që të respektohen të drejtat e tyre personale”, tha Wildes duke shtuar se më nuk dëshiron të flasë në atë temë.

Megjithatë, kjo çështje menjëherë u bë objekt i një debati të ashpër në mediat amerikane, veçmas për shkak të faktit se presidenti amerikan Donald Trump është shumë rigoroz mbi çështjen e migrantëve.

Share With:
Translate »
663 Views