Shefja e Infektivit nuk merr pjesë tek ditëlindja e së bijës

Shefja e Spitalit Infektiv, Najada Çomo ka treguar përmes një postimi në “Facebook”, se vajza e saj ka festuar ditëlindjen dhe nuk mund t’i ndodhej pranë sepse ishte në krye të detyrës.

Çomo tregon se ndërkohë që vajza festoi ditëlindjen me të atin dhe miqtë, ajo kujdeset për pacientët me Covid-19.

 “Zemer e di që u trishtove, që nuk erdha, edhe për 1 orë në festën per ditëlindjen tënde që është më e bukura për mua, por e mbyllur në dhomë vetëm, sigurisht me lot, plot, mendova që duhet t’i shërbej pacientëve Covid. Ju lashë vetëm e di, ty edhe babin. E bukur, Greis, vetëm vite të bukura, të uroj në jete, mami të do shumë“, ka shkruar Çomo. /tvklan.al

Share With:
Translate »



150 Views