Shenjat që tregojnë se foshnja juaj është ushqyer mirë me gjidhënie
• Gjinjtë tuaj do t’i ndjeni më të butë pas dhënies gji sepse foshnja juaj i ka zbrazur qumështin nga i cili kanë qenë të fryrë.
• Pas ushqyerjes, foshnja juaj duket më e relaksuar dhe e kënaqur.
• Pas rikthimit të peshës së humbur nga lindja, foshnja juaj do të vazhdojë të fitojë në peshë. ( Shumë foshnja humbin nga 5 deri në 9 përqind të peshës së tyre të lindjes dhe e rifitojnë atë me kohe gjatë 2 javëve të para.) Një udhëzues: Në muajin e parë, foshnja juaj duhet të fitojë nga 140 gjer në 280 gramë në javë; në muajt 2 dhe 3, do të fitojë nga 140 gjer në 230 gramë në javë; në muajt 3 gjer në 6, do të fitojë nga 70 gjer në 130 gramë në javë; dhe nga 6 deri në 12 muaj , do të fitojë rreth 80 gramë në javë.
• Gjatë ditëve të para, kur foshnja juaj thith kulloshtrën tuaj, do të lagë vetëm një deri në dy pelena në ditë. Pasi të fillojë qumështi, atëherë do ti lagë gjashtë gjer në tetë pelena në ditë.
• Gjatë muajit të parë, foshnja juaj do të dalë jashtë për nevojë rreth 3 herë në ditë apo më shumë. Do të bëhen më pak të shpeshta daljet kur të jetë një muajsh.