“Shhh… se të erdha aty!” Bes Kallaku tregon sikletin që ka Xhensila Myrtezaj

Pas lindjes së Ajkës, jeta e prindërve të rinj ndryshoi për t’iu përshtatur vogëlushes. Bes Kallaku tregon shpesh detaje nga përditshmëria e çiftit dhe nga fiksimet si nënë të bashkëshortes së tij, Xhensila Myrtezaj.

Një nga momentet më të sikletshme të çiftit është kur vogëlushen e zë gjumi dhe nuk duhet të bëjë zhurmë askush.

Gjatë emisionit “Be Caffee”, aktori i humorit tregoi se pavarësisht se çfarë është duke bërë, kur e zë gjumi vogëlushen ai duhet të ndalojë në vend derisa ajo të zgjohet.

“Nuk duhet të bëjmë asnjë zhurmë se zgjohet goca. Një herë nisi të lehte një qen, kjo u ngrit nga tavolina dhe i tha: ‘Shhh… se të erdha aty’”, tregoi me humor Kallaku.

Një  tjetër situatë ishte kur filluan shkreptimat dhe Xhensila përdori të njëjtën shprehje duke u drejtuar me duar nga qielli.

“Po kur ajo lanë enët dhe goca zgjohet, thotë: ‘Ka orarin kjo tani për t’u zgjuar’”, tha Bes Kallaku.

Share With:
Translate »
1295 Views