Shifrat tronditëse, 7 në 10 fëmijë kanë përjetuar dhunë

Raporti mbi Situatën e Mirëqenies së Fëmijëve në Shqipëri nga organizata World Vision për vitin 2017 tregoi se, dhuna ndaj fëmijëve mbetet e pandryshuar në vite ashtu si edhe vitin e fundit.

7 në 10 fëmijë të moshave 8 deri në 18 vjeç pohojnë se kanë përjetuar të paktën një formë dhune, ndërsa 8 në 10 prindër pohojnë se kanë përdorur dhunën si mjet disiplinimi.

Studimi u diskutua në një takim të gjerë nga gjithë institucionet dhe organizatat e të drejtave njerëzore.

Ndërhyrjet kundër dhunës ndaj fëmijëve deri sot nuk kanë qenë të efektshme, por të mbivendosura e të fragmentuara, kur për të trajtuar këto raste dhune dhe për ta parandaluar atë, çdo shtet harxhon rreth 2 % të prodhimit të brendshëm.

Dhuna fizike e psikologjike është shtrirë në familje, në shkollë dhe në komunitete.

Sipas raportit më të fundit, Një në dy fëmijë thotë se nuk ndjehet i sigurtë brenda mjediseve të shkollës, ndërsa 70 % e fëmijëve të pyetur pohojnë se nuk e konsiderojnë lagjen si një vend gjithnjë të sigurt.

Punësimi i të miturve është po ashtu një plagë e madhe në shoqërinë shqiptare, ku sa e sa familje mbhane me punën e tyre.

Pjesëmarrësit pranuan se janë dëshmitarë të dhunës ndaj fëmijëve, dhe se gjejnë dhunën të shtrirë në gjithë institucionet ku rriten fëmijët tanë, ndaj nevojitet bashkëpunimi për të krijuar një mjedis të sigurt për ta.

Zgjidhja është bashkëpunimi shumëpalësh mes shtetit, organizatave dhe komunitetit, ndërsa ligjet janë shumë më të mira por ende nuk njihen dhe as nuk zbatohen

Share With:
Translate »
635 Views