Shiloh, vajza transgjinore e çifiti Jolie-Pitt nis trajtimin hormonal, për të mos u bërë kurrë grua

Ajo ka patur gjithmonë natyrën e një djali, në veshje, në sjellje, madje edhe emrin në familje ia kanë vënë John. Shiloh është vajza 11-vjeçare e çifti Jolie-Pitt dhe është fëmijë i parë biologjik i tyre. Prindërit e famshëm nuk e kanë patur aspak problem, madje nuk e kanë fshehur kurrë natyrën mashkullore të vajzës së tyre, madje së fundmi ata kanë rëndë dakord që Shiloh t’i nënshtrohet një trajtimi hormonal, për t’u kthyer gradualisht në një mashkull, pra që të mos bëhet kurrë një grua edhe biologjikisht. Në vitin 2015 Angelina dhe Brad kanë takuar specialistë për këtë çështje, pasi ata mendonin se sjellja e vajzës së tyre është ndikuar nga fakti i të pasurit në familje vetëm vëllezër, por sipas ekspertëve Shiloh do të kishte po të njëjtën sjellje, edhe nëse në familje do të kishte vetëm motra, pasi ajo tashmë cilësohet një fëmijë transgjinor. Prindërit e famshëm e kanë pritur fare qetësisht këtë të vërtetë të vajzës së tyre (djalë) dhe kanë vendosur ta mbështesin atë deri në fund, pasi ata dëshirojnë vetëm lumturinë e vajzës së tyre.

 

Share With:
Translate »
1292 Views