Shitja e albumit të Dafinës ka filluar dhe ka një aryse të fortë përse ta blini!

Dafina nuk është vetëm një artiste e talentuar, por edhe me një shpirt tejet empatik ndaj njerëzve me nevoja të veçanta.

Së fundmi ajo ka pohuar se të ardhurat e mbledhura nga shitja e albumit do të shkojnë në ndihmë të fëmijëve me autizëm.

“Sapo pashë për herë të parë albumin fizikisht. Sot do të nënshkruaj 100 porositë e para. Mos harroni 100% e të ardhurave nga shitja shkojnë për fëmijët me autizëm. GjirafaMall na tregoi se ka një befasi ekstra për secilën porosi”, ka shkruar Dafina në Instagramin e saj.

 

Dafina zbuloi se sot ishte hera e parë që mbajti në duar albumin në formë fizike (CD) dhe gjithashtu do të firmosë 100 kopjet e para, para se të arrijnë në duart e atyre që e kanë porositur. Albumi “Dafinë Moj”, përfshinë shumë bashkëpunime me disa prej emrave më të njohur të muzikës, por më i veçanti që na kuriozon është bashkëpunimi me nënën e saj, Melihaten.

 

Share With:
Translate »
159 Views