Shkeli ligjin, policia nis hetimet për djalin e Cristiano Ronaldos

Djali i Cristiano Ronaldo është në telashe.

10-vjeçari është filmuar duke drejtuar një moto-skaf i vetëm, pa kujdestar, në Paul do Mar në jug të Madeiras.

Diçka e tillë nuk lejohet për shkak të moshës së tij të mitur.

Halla e tij e ka postuar pamjet në rrjetet sociale gjatë të shtunës dhe shefi i policisë detare Guerreiro Kardoso konfirmoi sot se një hetim është duke u zhvilluar në lidhje me këtë rast.

Sipas ligjeve portugeze, gjoba për drejtimin e një moto-skafi pa leje varion nga 268 paund deri në 2688 paund.

Tashmë mbetet për tu parë se cili do të jetë vendimi i policisë. 

Share With:
Translate »
584 Views