Shkolla nis 2 javë para afatit të caktuar, prindërit dhe nxënësit të kënaqur: Vendim i drejtë

Viti i ri akademikë 2021-2022 do të nis dy javë para afatit zyrtar.  Ministria e Arsimit thotë se këto ditë do të përdoren për të zëvendësuar ato mangësi të shkaktuara nga pandameia e koronavisusit.

Data zyrtare e fillimit të vitit të ri shkollor është 13 shtatori, por mësimi do të nisë më herët në varësi të kërkesave që do të kenë shkollat.

Vendimi  i ministrisë së Arsimit është pritur mirë nga prindërit dhe nxënësit të cilët thonë se këto ditë shtesë janë të domosdoshme.

“Pjesa më e vështirë iku, tani pjesa që vjen është më e lehtë për ne. Mjafton që e kanë marrë vendimin ata dhe e kanë menduar mirë sepse me 1 orë e gjysmë nuk kanë superuar asgjë fëmijët,” thotë një prind.

Megjithatë, ata kanë shqetësimin e vetëm se ndoshta kaq nuk do të jenë të mjaftueshme, pasi pandemia ka lënë mangësi të mëdha.

“Kjo puna e pandemisë ishte një çmim shumë i lartë që paguan këta breza, kështu që për dy javë nuk e di nëse do rikuperohet. Unë i përgëzoj për përpjekjen që bëjnë, por mbetet për t’u parë.”

“Këto dy vite kanë qenë të vështira dhe fillimi i mësimit 2 javë para sigurisht për disa është mirë, për disa është e kotë. Unë do doja të fillonte normalisht.”

“T’i bëjmë këto orët, çfarë të bëjmë. Duan të mësojnë gjasme.”

Viti i ri shkollor 2021-2022 do të nis rregullisht në klasa, nëse situate pandmeike do të vijoj të jetë e qëndrueshme dhe me shifra të ulëta të të infektuarve.

Share With:
Translate »
617 Views