Shkollat amerikane po padisin platformat e mediave sociale për dëmtimin e shëndetit mendor të të rinjve
Nga rritja e ankthit dhe depresionit tek nxënësit tek tentativat për vetëvrasje: zyrtarët e shkollave në Seattle, SHBA, kanë paraqitur një ankesë kundër platformave të mediave sociale, duke i akuzuar ata për “dëmtim” të shëndetit mendor të të rinjve.
Padia përfshin Facebook dhe Instagram, të cilat janë pjesë e grupit Meta, si dhe Snapchat, Youtube, TikTok dhe kompania e saj mëmë kineze ByteDance, dhe Google dhe kompania e saj mëmë Alphabet.
Në ankesën e paraqitur të premten, zyrtarët kanë akuzuar kompanitë se kanë shfrytëzuar “psikologjinë dhe neurofiziologjinë e përdoruesve të tyre në mënyrë që ata të kalojnë gjithnjë e më shumë kohë në platformat e tyre… duke krijuar një krizë të shëndetit mendor’’.