Shkuan për vizitë në Deçan, helmohet ish-kryeministri Hardinaj dhe familjarët e tij, ja si është gjëndja shëndetësore e tyre

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se ai dhe familja e tij kanë qenë në mesin e të helmuarëve në Deçan. Haradinaj ka zbuluar për mediat vendase se ai, bashkë me familjen e motrës së tij Antigonës, janë helmuar në Deçan, po fatmirësisht gjendja e tyre shëndetësore është e mirë.

Ai tha se ka patur simptoma por jo të mëdha, ndërsa nipërit e tij po.

“Të them të drejtën nuk kam pasur simptoma të mëdha, kam pasur pak por jo të mëdha.  Fëmijët e motrës Antigonës po. Shumë të afërm. Nuk është diçka që shpjegohet si gjendje”, tha ai.

“Është zvogëluar numri i atyre që kërkojnë ndihmë mjekësore që jep shpresë se do të ndërpritet kjo gjendje. Situatë mjaft e çuditshme dhe jo e zakonshme. Sidomos dy ditët e para kanë qenë të rënda. I kam parë njerëzit duke vuajtur e veçanërisht ishte e dhimbshme t’i shohësh fëmijët duke vuajtur”, shtoi ai.

Numri i të helmuar në Deçan ka tejkaluar shifrën e më shumë se 1500 personave, ndërkohë, ende nuk është qartësuar plotësisht se ç’e shkaktoi helmimin masiv në këtë Komunë. Në analizat e para të bëra të ujit janë zbuluar disa baktere kontaminuese, mirëpo ende nuk ka asnjë rezultat përfundimtar.

Share With:
Translate »
313 Views