Shmanget tragjedia brenda një familje në Tiranë, babai tentoi të vrasë të birin

Një ngjarje e rëndë është shmangur një ditë më parë në Tiranë, pasi është vënë në pranga një 54-vjeçar.

Burime nga policia kanë bërë të ditur se, një ditë më parë kanë ndaluar dhe arrestuar 54-vjeçarin N. Suli, i cili kishte dhunuar djalin e tij dhe ishte bërë gati që ta vriste me thikë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 28.01.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi N. S., vjeç 54 banues në Tiranë, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike dhe ka tentuar të qëllojë me thikë djalin, A. S, 24 vjeç.

 

Share With:
Translate »
669 Views