Rikthimi i Mary Poppins është shumë pranë

E kujt nuk i kujtohet dadoja lozonjare Mary Poppins e cila ndryshoi jetët e dy fëmijëve të familjes Banks, Jane dhe Michael, duke i drejtuar ata në një sërë aventurash fantastike. Musical-i i vitit 1964 që fitoi zemrat e shumë e shumë familjeve do të rikthehet sërisht në kinema këtë vit.


Ngjarjet vendosen në Londrën e vitit 1930, gjatë periudhës së depresionit të madh. Tashmë Jane dhe Michael janë rritur dhe jetojnë në Cherry Tree Lane së bashku me tre fëmijet e Michael dhe pastruesen e tyre Ellen. Pasi Michael përjeton një humbje personale, dadoja enigmatike Mary Poppins rikthehet në jetët e familjes Banks dhe përdor aftësitë e saj magjike për të ndihmuar familjen të rizbulojë lumturinë dhe gëzimin e humbur. Muscial i drejtuar nga Rob Marshall dhe me muzikë të Marc Shaiman pritet të vijë në kinema në datën 25 dhjetor. “Dhe mos harroni, çdo gjë mund të ndodhë, nëse ju e lejoni.” – Mary Poppins

Share With:
Translate »
710 Views