Shokohen tifozët: Granit Xhaka lë futbollin pak para se të bëhet baba

Futbollisti me origjinë shqiptare, Granit Xhaka dhe bashkëshortja e tij Leonita, siç dihet janë në pritje të fëmijës së parë. Leonita është në ditët e fundit të shtatzënisë dhe ndonëse nuk kanë treguar gjë për gjininë e bebit, në përshkrimet e tyre kanë lënë të kuptohet se do të bëhen me djalë.

Mirëpo, pak para se të bëhet baba, Graniti ka marrë një vendim drastik për karrierën e tij. Siç është bërë e ditur, Xhaka po planifikon të shkëputet nga futbolli. Duke qenë se fëmija pritet të lind në tetor, në periudhën kur do të luhen eleminatoret e Europianit, Graniti ka thënë se nuk do të mund të jetë në dispozicion të trajnerit të Zvicrës.

“Ka gjëra shumë më të rëndësishme dhe të veçanta në jetë sesa futbolli. Si për shembull të bëhesh baba. Me Seferoviç ndodhi e njëjta gjë, ne ramë dakord që ai të jepte gjithçka kundër Irlandës dhe më pas të linte ndeshjen tjetër, për t’u bashkuar me familjen. E njëjta gjë do të ndodhë edhe me mua”, tha Granit Xhaka.

Share With:
Translate »
483 Views