SHOKON Sharon Stone: “Ndjeva lehtësim pasi nëna ime vdiq…”

Sharon Stone ka folur hapur për një nga momentet më të vështira të jetës, duke pranuar se pas vdekjes së nënës së saj në vitin 2025 ndjeu një emocion që shumë njerëz e kanë të vështirë ta pranojnë: lehtësim. Në një intervistë për podkastin e CNN me Anderson Cooper, aktorja shpjegoi se nëna e saj kishte jetuar gjithë jetën e traumatizuar dhe e mbushur me frikë e turp, gjë që ndikoi edhe në marrëdhënien mes tyre

“Nëna ime ishte një person shumë i traumatizuar. Ajo nuk mundi kurrë ta kapërcente turpin dhe frikën që mbante brenda vetes”, u shpreh Stone. Aktorja tha se kujdesi për një person që po shuhet për një kohë të gjatë mund të jetë rraskapitës, ndaj ndjenja e lehtësimit pas humbjes nuk duhet parë si diçka e gabuar. “Njerëzit mendojnë se nuk të lejohet të ndiesh emocione pozitive pas vdekjes së dikujt, por në fakt ato ekzistojnë. Kur je kujdesur për një person për një kohë të gjatë, kujdestari mund të shkatërrohet emocionalisht dhe, kur gjithçka përfundon, ndien një lehtësim të madh”, tha ajo.

Share With:
Translate »
8 Views