Shokuese: Gratë shtatzëna që konsumojnë paracetamol lindin fëmijë autike

Edhe pse thashethemet janë të shumta, në fakt studimi i ri tregon se gratë që marrin paracetamol gjatë shtatzënisë janë të rrezikuara që të lindin fëmijë me autizëm.
Sipas studimit më të ri, këto gra kanë më shumë se 30 % shanse që të lindin fëmijë me çrregullime ADHD. Ky ilaç i zakonshëm për lehtësimin e dhimbjeve, i njohur ndryshe si acetaminofen, rrit gjithashtu rrezikun e zhvillimit të autizmit tek fëmijët me mbi 20%.
Drejtuesi i studimit, dr. Ilan Matok, nga Universiteti Hebreë i Jeruzalemit, thotë: “Rezultatet sugjerojnë për një lidhje mes përdorimit për një kohë të gjatë të acetaminofenit dhe rritjes së rrezikut për zhvillimin e autizmit dhe çrregullimeve ADHD”, shkruan Daily Mail.
Nuk dihet me saktësi përse ky ilaç mund të shkaktojë çrregullime ADHD ose autizëm, megjithatë paracetamoli është lidhur edhe më parë me probleme në të folur dhe ulje të koeficientit të inteligjencës tek fëmijët nënat e të cilëve përdorin këtë ilaç gjatë shtatzënisë.

Share With:
Translate »
771 Views