Shoqeve të Zaiminës nuk u pritet sa të lindë bebi, sapo na thanë gjininë

Pavarësisht mundimit të Zaiminës për të mbajtur  të fshehtë lajmin për shtatzëninë e saj, ishin të tjerët që ia zbuluan“sekretin”.

Nëse e mbani mend, ishte gazetarja Elona Duro ajo që na konfirmoi jo vetëm se këngëtarja është në një pritje të ëmbël, por edhe se është në muajin e gjashtë të shtatzënisë. Pas këtij lajmi, Zai e kuptoi se ishte e kotë që të vazhdonte ta fshihte dhe e konfirmoi vetë nëpërmjet një  fotoje në Instagram. Pas kësaj kureshtja kaloi në një fazë të dytë: cila është gjinia e bebit. 

Duket se “historia” po përsëritet . Edhe gjininë e bebit e kemi mësuar nga “të tjerët” dhe jo nga Zaimina. Në videon ku këngëtarja shfaqet duke kërcyer, një nga miket e saj, ka zbuluar se Zaimina do të lindë shumë shpejt një vajzë.

“E bukura dheut mamushi dashuri ardht princesha plot jet e shendet shpirti bukur”, shkruhet në koment.

Learning my baby some moves 😋🤙🏼 #musicaly

A post shared by Zaimina Vasjari (@zaimina_vasjari) on

 

Nëse Zajmina mendon të na e fshehë ditën që bebi do të vijë në jetë, mendojmë se do e ketë të kotë. Ne gjithsesi do ta mësojmë në një mënyrë ose tjetrën. /Revista Class

Share With:
Translate »
1034 Views