Shpallet data kur nis viti shkollor 2018-2019

Ministria e Arsimit ka shpallur strukturën e fillimit të vitit të ri akademik 2018-2019. Sipas Urdhrit të firmosur nga ministrja Lindita Nikolla, arsimi parauniversitar do të nisë vitin e ri akademik më 17 shtator 2018 dhe do të përfundojë më 13 qershor 2019.

Gjatë kësaj periudhe, pushimet e dhjetorit do të jenë nga 22 dhjetori 2018 deri më 6 janar 2019.

Sa u përket provimeve kombëtare, për arsimin bazë, ato do të zhvillohen brenda datave 14 deri më 30 qershor 2019.

Po kështu, MAS ka bërë publike edhe strukturën e vitit të ri akademik për arsimin e mesëm të lartë. Mësimi do të nisë më 17 shtator 2018 dhe do të përfundojë më 20 qershor 2019. Për maturat, viti shkollor fillon më 17 shtator dhe përfundon më 7 qershor 2019. Ndërsa provimet e Maturës Shtetërore do të zhvillohen brenda datave 8 dhe 30 qershor.

Urdhri i MAS jep gjithashtu detaje për nisjen dhe përfundimin e vitit akademik edhe në arsimin profesional.

Share With:
Translate »
11327 Views