Pse fëmijët Harry-t do të kenë një mbiemër të ndryshëm nga ai i fëmijëve të William-it?
Pas dasmës së shumëpërfolur mbretërore, të gjithë sytë janë nga çifti i ri. Duket se njerëzit mezi po presin që çifti i ri mbretëror të zgjerojë familjen. Por e keni menduar ndonjëherë se çfarë mbiemri do të kenë fëmijët e Meghan dhe Harry-t? Me siguri që jo, duke qenë se bota iu referohet anëtarëve të familjes mbretërore me titullin dhe emrin e tyre dhe asnjëherë në mbiemër.
Nëse nuk e kishit dëgjuar deri sot, mbiemri i familjes mbretërore është Mountbatten-Windsor, por fëmijët mbretëror njihen me një mbiemër tjetër. Harry dhe William thirreshin në shkollë me mbiemrin “Wales”, duke qenë se Diana dhe Charles ishin dukesha dhe duka i Wales-it. Në shtator, Kensington Palace konfirmoi se princi George do të prezantohej në shkollë me emrin “George Cambridge”, po ashtu edhe motra dhe vëllai i tij do të njihen me të njëjtin mbiemër. Ndërsa fëmijët e Meghan dhe Harry-t do të mbajnë një mbiemër tjetër, të ndryshëm nga ai i kushërinjve të tyre, pavarësisht se baballarët e tyre janë vëllezër.
Me shumë gjasa edhe fëmijët e Meghan dhe Harry-t do të mbajnë mbiemrin që lidhet me titullin e tyre. Pasi u martuan ata u quajtën duka dhe dukesha e Sussex-it dhe me shumë mundësi, nisur nga tradita, fëmijët e tyre do të njihen me mbiemrin “Sussex” në shkollë.