Shpat Kasapi flet për ndjesitë si baba, tregon kuptimin e veçantë pas emrit të djalit

Shpat Kasapi dhe Selvije Jao u bënë prindër për herë të parë këtë muaj. Dyshja e famshme mirëpritën në jetë djalin e tyre që e quajtën Roel. Lajmin e bënë me dije vetë ata duke zbuluar dhe portretin e plotë të vogëlushit. Së fundmi, Shpati ka folur për ndjesitë e të qenit baba.

Këngëtari u shpreh se po mësohet me përgjegjësitë e reja që ka marrë tashmë si një baba. Ai tregoi gjithashtu dhe kuptimin e veçantë që fshihet pas emrit të djalit. “Vendosëm këtë emër sepse është i shkurtër. Tingëllon shqip. Kishte dy kuptime që quhet gur i çmuar për francezët.”, tha këngëtari.

A ka ndonjë dasmë në horizont? Ai tregoi se kanë menduar një organizim që do të përfshirë dasmën dhe ardhjen në jetë të djalit.“Dua që të jetë diçka e madhe, kemi planifikuar diçka të vogël meqenëse lindi djali. Por do të shikojmë se si do të shkojë Omicron. Do të jetë si tip dasme, ta shikojmë.”, tregoi këngëtari.

Share With:
Translate »
165 Views