Shpati Kasapi i tregon të gjitha: Jetoj me Selvien dhe mamin, ja si është marrëdhënia mes tyre
Këngëtari Shpat Kasapi ka vendosur të ndajë më shumë detaje rreth jetës private. Shpati ka zbuluar se Selvija është shumë mirëkuptuese dhe e mbështet në karrierën e tij.
Gjithashtu ka treguar se bashkëjeton me mamin dhe Selvijen si dhe ka treguar edhe marrëdhënien mes Selvijes dhe të ëmës.
“Me mamin shkojnë shumë mirë, mund të them perfekt. Kuptohen me njëra-tjetrën sic duhet kuptuar një vjehrrë me një nuse.
Është viti 2020 dhe duhen kuptuar njerëzit. Unë jetoj me nënën dhe Selvijen”, është shprehur ai.
Kujtojmë se Shpati dhe Selvija pak ditë më parë kanë zyrtarizuar dashurinë e tyre në fejesë. Ata e bënë të ditur këtë nëpërmjet një postimi ku tregonin se i kishin thënë po njëri-tjetrit.
