Shpëton foshnja që lindi me peshën e një molle: Deklarata prekëse e spitalit nën trazirat e Covid

Foshnja që mendohet të ketë lindur si më i vogli në botë, ka dalë më në fund nga spitali në Singapor, pas 13 muajsh në trajtim intensiv dhe është dërguar në shtëpi.

Kwek Yu Xuan ishte vetëm 212 gramë (sa pesha e një molle) kur ajo lindi, dhe 24cm e gjatë. Ajo u lind në pak më pak se 25 javë, shumë më pak se mesatarja e 40 javëve.

Nëna e Yu Xuan lindi me operacion urgjent, katër muaj para afatit pasi ajo u diagnostikua me pre-eklampsi-presion të lartë të gjakut në mënyrë të rrezikshme që mund të dëmtonte organet vitale dhe të rezultonte fatale për nënën dhe vetë foshnjën.

Shpëton foshnja që lindi me peshën e një molle: Deklarata

Yu Xuan tani peshon 6.3 kg dhe është shumë e shëndetshme.

Pas misionit të suksesshëm për të shpëtuar foshnjën, spitali Universitar Kombëtar i Singaporit ka publikuar një deklaratë:

“Përkundër mundësive, me ndërlikimet shëndetësore të pranishme në lindje, kjo foshnjë ka frymëzuar njerëzit përreth me këmbënguljen për t’u rritur dhe për të jetuar, gjë që e bën atë një fëmijë të jashtëzakonshëm. Ajo na dha një rreze shprese mes trazirave të Covid.”

Rekordin para Xuan e mbajti një vajzë në SHBA e cila lindi 245 gramë në vitin 2018.

Share With:
Translate »
146 Views