Shtatzania e Kourtney-t në rrezik? Travis Barker lë papritur koncertet!
Travis Barker, bateristi i grupit të njohur rock Blink-182 dhe bashkëshorti i Kourtney Kardashian, është detyruar të ndërpresë shfaqjet në Glasgow, Belfast dhe Dublin për shkak të një “çështjeje urgjente familjare”.
Lajmi erdhi vetëm disa orë përpara një koncerti të planifikuar më 1 shtator.
Teksa ende nuk dihen detajet rreth situatës familjare që solli vështirësi për rock-erin, vlen të theksohet se aktualisht Barker është në pritje të një fëmije me Kourtney-n.
Përpara njoftimit, Barker ndau një sërë imazhesh në Instagram, duke përfshirë një nga dhoma e lutjes në aeroport, një dritare xhami me njolla dhe një tabelë ku shkruhej “Së bashku lutemi”.
Barker u pa për herë të fundit duke darkuar me miqtë në Calabasas dhe ai ishte parë në një shëtitje me gruan e tij në fillim të javës.
View this post on Instagram