Shtatzania sjell ndryshime të mëdha në look-un e Kate Middleton

Dukesha Kate Middleton mori pjesë në ceremoninë Përkujtimore të së Dielës në Londër, për të respektuar ushtarët e rënë në luftë. Dukesha, e cila është në pritje të fëmijës së tretë, u shfaq rrezatuese, si gjithmonë, por barku i rrumbullakosur nuk dukej. Ajo çfarë dukej qartë ishte modeli i ri i flokëve.

Por jo gjithçka është ashtu siç duket. Në fakt, Dukeshës ia kishin stiluar flokët në mënyrë të tillë që të dukeshin sikur i kishte prerë.

Flokët e Kate, që zakonisht janë të gjatë, këtë herë ishin mbledhur përbrenda duke na dhënë përshtypje të gabuar.

Ndoshta Dukesha po provonte nëse i shkon ky model i ri, përpara se të vendosë për t’i shkurtuar. Na mbetet veçse të shohim, si do duket Kate, në eventin e radhës.

 

Share With:
Translate »
1127 Views