Shtatzënë në moshën 44-vjeçare! Gisele Bundchen zbulon barkun e rrumbullakosur ndërsa pushon në plazhet e Kosta-Rikës
Modelja e njohur, Gisele Bundchen, është duke shijuar ditët e para të 2025-s me më të dashurit e saj.
Bundchen dhe i dashuri i saj, Joaquim Valente, janë duke qëndruar në brigjet e Kosta-Rikës, ku shumicën e kohës po e kalojnë duke bërë not dhe sërf.
Fokusi i paparacëve ka qenë barku i rrumbullakosur i modeles, që po rritet çdo ditë e më shumë.
Çifti po pret me padurim ardhjen në jetë të fëmijës së parë të tyre dhe duket se dita-ditës po i afrohen atij momenti të veçantë.
Gisele ka dy fëmijë me ish-in e saj, Tom Bradyn, të cilët është munduar t’i ruajë nga vëmendja publike.