Shtatzënë në të njëjtën kohë, 6 infermiere përjetojnë njëlloj pritjen e ëmbël
Një grup infermieresh të departamentit në onkologjisë në Qendrën Mjekësore Baptiste në Winston-Salem, NC, po jetojnë një kohë të pazëvendësueshme njëherësh. Kohët e fundit, u zbulua se gjashtë gra të këtij departamenti janë shtatzënë në të njëjtën kohë. Grupi i nënave të ardhshme u përfshinë në “Fabulous Six-Pack” – dhe po, janë ethet e foshnjave që po vijnë në jetë.
Po lajmi zyrtar i pritjes së ëmbël? 32-vjeçarja Nina Day zbuloi e para se ishte në pritje të një fëmije që pritet të vijë në jetë më 31 korrik, Bethany Stringer mori lajmin e dyta dhe pritet të lindë më 8 shtator. Emily Johnson është e treta në radhë (25 shtator), e ndjekur nga Nikki Huth (11 tetor), Sabrina Hudson (13 nëntor) dhe e fundit, por jo më pak e rëndësishme, Katie Carlton (12 dhjetor).
Sipas Today, pasi e ndau lajmin me koleget se ishte në pritje të fëmijës së dytë, Sabrina vuri në dukje se Katie do të ishte nëna tjetër, e gjashtë. Dhe ky ishte, natyrisht, lajmi tjetër i mirë, sepse Katie kishte dëshirë të kishte një fëmijë të dytë me bashkëshortin e saj.
Vetëm një muaj më vonë, Katie u surprizua pasi mësoi se ishte shtatzënë pas 5 kolegeve të saj dhe u çudit se sa shpejt erdhi shtatzënia e saj, edhe me suportin e kolegeve: “Sinqerisht, është një eksperiencë shumë e bukur”,- thotë Katie. “Pas pesë shtatzënive, isha shumë e lumtur të thoja se dikush tjetër është në pritje të një fëmije.”
Emily Johnson do të bëhet nënë për herë të parë. Ajo rrëfen se është e lumtur që ka gjetur mbështetjen e nënave të tjera dhe ndihet rehat mes tyre. “Vazhdimisht kam gjëra që më fluturojnë në mendje: A është normale kjo? Çfarë po ndodh? Por komunikimi me koleget më bën të ndihem më mirë.”
Naturisht, 6 nëna shtatzënë në të njëjtën kohë është edhe një temë diskutimi për pacientët? “Siguriiiiisht” – përgjigjen ato njëzëri: “I intrigon njerëzit dhe u jep mundësi të fokusohen kur nuk janë të përqëndruar.”
Por pavarësisht pyetjeve, të gjitha këto nëna janë të lumtura që po jetojnë pritjen e ëmbël në të njëjtën kohë. “Që shumë nëna janë shtatzënë në të njëjtën kohë, kjo nuk është gjë e rrallë”, – thotë Sabrina. “Ne jemi shumë entuziaste për fëmjët tanë dhe mezi po presim datat. Nuk mendoj se pas shtatzënisë nuk do të kemi më gjëra të përbashkëta për të ndarë me njëra-tjetrën.”